Autobusët e rinj në Prishtinë, për Pavarësi udhëtimi gratis

Prishtinë | 17 Shk 2017 | 08:07 | Nga

Drejtori i Drejtorisë së Kulturës në komunën e Prishtinës, Besart Vllahija ka thënë se 9-vjetori i Pavarësisë së Kosovës do të shënohet me një sërë aktivitetesh.
Po ashtu Vllahija shtoi se gjatë ditës së premte të gjithë qytetarët në Komunën e Prishtinës do të kenë mundësinë të udhëtojnë me autobusët e rinj e atë do ta kenë gratis.

”Më 17 shkurt në Prishtinë udhëtimet bëhen gratis dhe me autobusët e rinj” , u shpreh Vllahija.

Këto deklarime Vllahija i dha në Ora e Fundit, teksa ftoi gjithë qytetarët e vendit që të jenë pjesë e festës në kryeqytet pasi sipas tij pjesa e aktiviteteve më interesante është rezervuar për 17 shkurt.

“Këtë vit sheshin e kemi kursyer prej ngjarjeve kulturore. Por edhe për shkak të natyrës së festës 17 shkurti është festë për të gjithë’’.

“Nesër do të ketë një fokus tek artet pamore dhe ekspozitat. Por përsëri një pjesë e aktiviteteve të sotme nuk janë prezantuar për shkak të kohës”.

”Pjesa më interesante ka mbetur për nesër ku të gjithë qytetarët do të kenë mundësinë të festojnë”.

”Në ora 10 në Kuvendin Komunal mbahet një seancë solemne”.

”Do të ketë interpretim të valleve dhe koreve të kryeqytetit”.

”Këtë vit jemi përkujdesur që aktivitetet kulturore të zhvillohen për dy ditë për t’i shtuar disponim të festës”. (Klan Kosova)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme