Rritja e fuqisë së automjeteve elektrike nuk është vetëm një revolucion për prodhuesit, por po ndryshon gjithashtu situatën për stacionet e karburantit, supermarketet dhe qendrat tregtare, të detyruara të përshtaten me nevojat e reja të klientëve të tyre, theksuan profesionistët e shpërndarjes në autosallonin e Los Anxhelesit.
Problemi për stacionet tradicionale të shërbimit qëndron në kohën e karikimit të automjetit elektrik, nga 23 në 30 minuta minimumi, që është shumë më e lartë se koha që i duhet një makine tradicionale për t’u mbushur me karburant, rreth tre minuta e gjysmë, duke përfshirë edhe blerjet e bëra gjatë kësaj kohe.
”Duke qenë se në shumicën e rasteve karikimi i automjeteve elektrike bëhet në shtëpi ose në punë, stacionet tradicionale mund të fillojnë të pajisen me karikues ultra të shpejtë dhe, paralelisht me këtë, të ofrojnë ushqim e wifi falas, për të tërhequr klientët, duke zgjeruar në këtë mënyrë modelin e tyre ekonomik”, analizojnë ekspertët.