Autonomia financiare e universiteteve publike, e domosdoshme

Prishtinë | 09 Nën 2016 | 12:10 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ka filluar punimet konferenca dyditore “Menaxhimi financiar i institucioneve publike të arsimit të lartë në Kosovë”, e cila organizohet nga MAShT-i, në bashkëpunim me disa institucione vendore dhe ndërkombëtare.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, e vlerësoi rëndësinë e kësaj Konference, sa i përket gjetjes së mënyrave më të mira të financimit dhe realizimit të plotë të autonomisë financiare të Institucioneve të Arsimit të Lartë, ndërlidhjes së universiteteve me nevojat e tregut të punës dhe profilizimin e fakulteteve, drejt fushave për të cilat tregu ka nevojë.

“Secili universitet duhet të ngritë kapacitetet e brendshme për të dizajnuar planin e zhvillimit strategjik dhe gjenerimin e të hyrave, si një mundësi e zhvillimit të një sistemi konkurrent të financimit. Jemi të vendosur të zhvillojmë procesin e profilizimit dhe krijimin e identitetit të çdo Institucioni të Arsimit të Lartë”, tha ministri Bajrami.

Ministri Bajrami foli edhe për aplikimin e praktikave më të mira të universiteteve ndërkombëtare, sa i përket formulës së financimit, ndërlidhjen e formulës së financimit me përformancën e IAL-së dhe sigurimin e të hyrave vetanake të financimit, në mënyrë që Arsimi i Lartë të jetë një shtyllë e fuqishme e zhvillimit ekonomik të Kosovës dhe konkurent në shtetet e BE- së.

Bajrami, po ashtu, ofroi mbështetjen e plotë për programet e reja, të cilat kërkohen nga studentët dhe mundësojnë ndërtimin e tyre në karrierë.

“Secili program duhet të ketë disa klauzola shtesë për të aplikuar, klauzolën e nevojës së atij programi, klauzolën e punësueshmërisë së studentëve dhe klauzolën financiare“, theksoi ministri.
Për rëndësinë e Konferencës folën edhe rektori i Universitetit „Hasan Prishtina“ në Marjan Dema dhe përfaqësuesi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Luigji Brusa, të cilët thanë se Institucionet e arsimit të Lartë janë shtylla e zhvillimit të mendimit, zhvillimit të kapaciteteve për një përparim të suksesshëm.

Qëllimet kryesore të kësaj Konference janë: Prezantimi i rezultateve të projektit “Ngritja e autonomisë dhe llogaridhënies financiare në institucionet publike të arsimit të lartë në Kosovë”, i financuar nga Bashkimi Evropian, përmes programit Tempus, dorëzimi zyrtar i Dokumentit të Bardhë, që përmban propozime në lidhje me “Modelin financiar për Sistemin e Arsimit të Lartë Publik në Kosovë“ dhe diskutimi për sfidat e ardhshme të menaxhimit financiar të universiteteve publike.

foto-2-konferenca

konferenca

Të ngjashme