Bajrami: Duhet të tregojmë kulturë shtetërore e unitet në proceset si dialogu e marrëveshjet ndërkombëtare

Prishtinë | 11 Pri 2021 | 09:01 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Arsim Bajrami, që dikur ka mbajtur  funksione në Qeveri e ish-deputet, ka thënë se duhet të ketë unitet sa i përket politikave shtetërore si dialogu me Serbinë e marrëveshjet ndërkombëtare, raporton Ekonomia Online.

Bajrami që ka qenë njëri nga hartuesit e Kushtetutës, në një intervistë për Ekonomia Online, thotë se në demokraci parlamentare ka opsione politike, ndërmjet pozitës dhe opozitës, por krahas luftës politike duhet të tregohet kulturë shtetërore, si në dialogun me Serbinë e marrëveshjet ndërkombëtare, por jo në çështjet tjera.

“Ne jemi demokraci parlamentare pluraliste dhe uniteti kërkohet në sisteme komuniste. Sistemet demokratike pluraliste ka opsione politike ka një qeveri dhe opozitë me qëndrime të kundërta. Por krahas luftës politike pozitë dhe opozitë ne duhet të demonstrojmë kulturë shtetërore dhe të kemi një unitet tek politikat shtetërore. Tek politikat shtetërore që kanë të bëjnë me dialogun Kosovë-Serbi sa i përket marrëveshje ndërkombëtare në çështjet tjera ne nuk do të kërkojmë unitet sepse do të shkojmë drejt shoqërive komuniste të cilat janë të tejkaluara në Evropë por na duhet logjikë shtetëformuese”.

Njëri nga themeluesit e PDK-së, Arsim Bajrami foli edhe sa i përket zgjedhjes së Presidentit dhe Qeverisë, duke shtuar se Partia Demokratike e Kosovës do duhej të  qëndronte në sallë,  kur është zgjedhur presidenti.

“Unë kam qenë themelues i PDK-së dhe kontribuues i madh në emancipimin e kësaj partie sidomos në aspektin institucional dhe shtetëror dhe po të kërkonin këshillë nga unë do të thoja që ata asnjëherë nuk do të duhej ta braktisin sallën sepse PDK-ja nuk është parti e rrugës por është parti shtetformuese dhe sa herë që të zgjidhet Presidenti, Qeveria, Gjykata Kushtetuese. PDK-ja duhet të jetë në sallë dhe të marrë pjesë e të votojë për, kundër, apo të abstenoj varësisht prej bindjeve politike”, tha ai.

Profesori Bajrami shtoi se PDK-ja dhe LDK-ja duhet të jenë të bashkuar sa i përket dialogut Kosovë-Serbi, sepse kanë më shumë përvojë në këtë proces.

Sipas tij, Qeveria Kurti është e fortë dhe ka përparësi të madhe që nuk mund të rrezohet me mocion mosbesimi.

“Duhet të jenë të bashkuar dhe unifikuar. Do të ishte gabim fatal i qeverisë Kurti që është e fortë homogjene në qoftëse nuk ka aftësi ta integrojë opozitën në dialog sepse dialogu është politikë kombëtare dhe se duhet të shfrytëzojë përvojën që ka PDK-ja dhe LDK-ja në procesin e dialogut sepse ne kemi udhëhequr procesin ne Vjenë dhe Rambuje dhe kam pasur rol kryesor në aspektin juridik dhe PDK-ja dhe LDK-ja kanë kapacitet sepse në Vetëvendosje mungojnë këto përvoja. Kosova s’ka për të bërë më kompromise sepse i kemi bërë me rastin e planit të Ahtisarit”.

“Qeveria Kurti është më e fortë deri më tani dhe ka përparësi të madhe që nuk mund të rrezohet me mocion mosbesimi. Por ka edhe përgjegjësi historike të mos dështoj dhe të manifestojë politikë konstruktive. Tani është qeveri shtetërore dhe do të duhej që këto 4 vjet të na bindin se janë më të ndryshëm se të tjerët. Unë jam optimist se mund të krijojë stabilitet që mund të kemi qeveri katër vjeçare dhe u japin fund krizave politike”, shtoi Bajrami.

Ish-Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami theksoi se është momenti për rikthim të domosdoshëm, në mënyrë që të rritet shpresa për gjeneratat e reja sa i përket punësimit.

“Duhet ta rrisim shpresën te gjenerata e re sepse është një vend që ja vlen të jetohet, të investohet dhe ndërtohet e ardhmja sepse kemi rini pesimiste për shkak të papunësisë dhe ka ardhur momenti që të bëjmë rikthim që është i domosdoshëm”.

Të ngjashme