Autori i shpërthimit është kapur nga kamerat, konfirmon policia

Prishtinë | 09 Dhj 2016 | 23:40 | Nga

(E plotësuar) Policia e Kosovës ka thënë se ka konfiskuar kamerat e sigurisë që ishin në lokalin, pranë të cilit ka ndodhur shpërthimi dhe ka arritur të identifikojë të dyshuarin.

“Policia ka gjithë incizimin që nga momenti i arritjes të një djali në moshë të re, me një kapuç mbi kokë, e deri te momenti i aktivizimit të bombës nga ana e tij dhe ikja e tij nga vendi i ngjarjes. Polica ende nuk e ka identifikuar personin që ka hedhur bombën, por kjo pritet të ndodhë shumë shpejtë, pasi bombahedhësi shihet shumë mirë në kamerë, e gjithashtu edhe shpërthimi i bombës është i incizuar nga kamera e sigurisë së lokaleve përreth”, tha një zyrtar policor për RTK-në.

Në shpërthimin që ndodhi sonte në mbrëmje, në sheshin “Zahir Pajaziti”, pak minuta pasi kishte përfunduar koncerti i Grupit “Troja”, nuk ka të lënduar.

Në kohën kur ka ndodhur shpërthimi turma e njerëzve veç ishte shpërndarë që kishte shkuar të dëgjonte koncertin e mbajtur nga “Troja”, që bënte thirrje kundër korrupsionit.

Në fillim ishte menduar se bëhet fjalë për një bombë, por sipas burimeve nga policia, shpërthimi mund të jetë shkaktuar nga një bombolë gazi.

Policia jep detaje për shpërthimin në shesh

Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth shpërthimit që ndodhi sonte në mbrëmje, në shehsin “Zahir Pajaziti” të kryeqytetit, pak pas përfundimit të koncertit të grupit “Troja”.

“Sonte rreth orës 22:05 kemi pranuar një informacionin për një detonim në afërsi të sheshit ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë. Njësitet relevante policore kanë dalë në atë lokacion dhe deri në këtë moment nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar, përveç disa dëmeve materiale”, ka thënë Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë së Kosovës.

Sipas tij, policia është duke ndërmarrë veprime hetimore dhe operacionale në funksion të identifikimit të shkaktarëve dhe sqarimit të rrethanave se si ka ndodhur rasti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme