Autoritetet e Indonezisë thonë se e kanë gjetur vendin ku u rrëzua aeroplani “Boeing 737”

Prishtinë | 10 Jan 2021 | 12:32 | Nga Ekonomia Online

Autoritetet e Indonezisë kanë thënë se e kanë gjetur vendin ku besohet se u rrëzua aeroplani Boeing 737, në të cilin kishte pasagjerë. Avioni u rrëzua në det të shtunën menjëherë pasi u ngrit nga kryeqyteti, Xhakarta.

“Boeing 737” brenda kishte 62 persona kur u zhduk nga radari pas katër minuta të udhëtimit të tij për në Pontianak të provincës West Kalimanta.

Këtë të diel, autoritetet e atjeshme thanë se i kanë gjurmuar disa sinjale që mund të jenë nga regjistruesi i fluturimit të avionit.

Më shumë se dhjetë anije tani janë vendosur në atë pjesë të detit për t’i gjetur trupat.

Shefi i agjencisë së kërkimit dhe shpëtimit në Indonezi, Bagus Puruhito, ka thënë se i kanë marrë dy sinjale në dy pika dhe sipas tij kjo mund të jetë kutia e zezë e aeroplanit.

Hetuesit janë duke analizuar edhe disa gjëra të tjera që janë gjetur dhe që besohet se janë mbetje të avionit, shkruan BBC.

Të ngjashme