Njësitë Speciale të Policisë së Gjermanisë, kanë parandaluar një sulm me toksinë vdekjeprurëse, pasi gjatë bastisjes në banesën e një shtetasi tunizian në Koln, ata gjetën materiale të ndaluara të cilat shërbejnë për prodhimin e armëve biologjike.
Autoritetet gjermane kanë arrestuar tunizianin 29 vjeçar si dhe gruan e tij po ashtu.
Shërbimet e policisë po hetojnë natyrën e këtyre materialeve të gjetura në shtëpinë e të dyshuarit dhe qëllimin e posedimit të tyre.
Sipas informacioneve paraprake të zbuluara nga agjencia gjermane e shtypit, autoritetet nuk përjashtojnë rrugën e terrorizmit si arsye të mbajtjes së tyre.
“Nga mesi i majit, Seif Allah H. filloi të blinte pajisjet dhe substancat e nevojshme për të përpunuar helmin ricin. Në veçanti, ai bleu 1000 fara ricinash dhe një mulli elektrik të kafesë nga një kompani online me porosi”, tha zyra e prokurorisë në një deklaratë për mediat gjermane.
Ricini është një lloj i helmeve vdekjeprurëse që mund të gjendet në bimë, sidomos ato bishtajore. Ky lloj helmi mund të përdorët si armë e shkatërrimit në masë, ndërsa është fatal nëse përtypet apo gëlltitet.
Ai llogaritet të jetë një helm i dhunshëm gjashtë mijë herë më i fuqishëm se cianidi, i përdorur nga disa terroristë për prodhimin e armëve.