Autoritetet kosovare po i zhgënjejnë viktimat e dhunës në familje, thotë Amnesty International

Prishtinë | 31 Gus 2023 | 13:31 | Nga Ekonomia Online

Autoritetet kosovare po i zhgënjejnë viktimat e dhunës në familje, ka thënë sot Amnesty International në një raport të ri.

Një gjë e tillë, sipas tyre, ka ardhur pavarësisht protestave të mëdha dhe thirrjeve për veprim pas një numri të konsiderueshëm të femicidit në vitet e fundit.

Raporti “Nga letra në praktikë: Kosova duhet t’i mbajë zotimet e veta ndaj të mbijetuarave të dhunës në familje” rrëfen në detaje se si të mbijetuarit e dhunës në familje të cilat shumica janë gra dhe vajza, përballen me një sërë pengesash për të pasur siguri dhe për drejtësi e përkrahje të qasshme, transmeton Klankosova.tv

AI-ja ka thënë që “autoritetet e Kosovës duhet të ndërmarrin hapa të mëtutjeshëm që ta luftojnë dhunën në familje dhe që të sigurohen që të drejtat e të mbijetuarave të mbrohen dhe që shqetësimet e tyre prioritare të adresohen”.

“Duke bërë kësisoj, është thelbësore që autoritetet e Kosovës t’i përfshijnë të mbijetuarat në të gjitha vendim-marrjet që i prekin ato”.

“Në vitet e fundit autoritetet kosovare kanë ndërmarrë hapa të konsiderueshëm që ta përforcojnë legjislacionin dhe t’i përmirësojnë politikat për adresimin e nevojave të së mbijetuarave. Më rishtazi, në maj 2023, Asambleja e Republikës së Kosovës aprovoi në lexim të parë një draft të ri në parandalimin dhe mbrojtjen nga duna në familje dhuna ndaj grave dhe dhuna me bazë gjinore. Kjo është së tepërmi e harmonizuar me Konventën e Stambollit dhe konventat tjera ndërkombëtare dhe përfshin politika gjithëpërfshirëse kundër dhunës me bazë gjinore”.

Amnesty International thotë “të ketë gjetur shumë hendeqe në përkrahjen shtetërore të disponueshme për të mbijetuarat e dhunës në familje, dhe mungesa e veprimit për t’i përfshirë ato në vendim-marrje, ua minon të drejtat”.

“Këto hendeqe përfshijnë barrierat për kompensim dhe të drejta të tjera ligjore si alimentacioni dhe shërbimet joadekuate të përkrahjes për të mbijetuarat që largohen nga strehimoret”.

“Të mbijetuarat po ashtu përshkruan paragjykime të rrezikshme nga zyrtarët policorë, punëtorët e mbingarkuar socialë, avokimet e munguara apo të padobishme për viktimat dhe një mungesë të informatave për të drejtat e tyre apo për asistencën dhe ilaçet q ë i kanë në dispozicion”.

“Të mbijetuarat nga komuniteti serb, rom, ashkali dhe kosovoro-egjiptase si dhe ato nga LGBTI përballen me barriera shtesë për shkak të formave të kryqëzuara të diskriminimit me të cilat ato përballen”.

Të ngjashme