Kuvendi i Kosovës ka reaguar ndaj ndalimit të deputetit Slobodan Petroviq nga organet e Serbisë, duke thënë se e dënon ashpër këtë veprim.
Parlamenti e konsideron këtë ndalim si një akt të ulët dhe të papranueshëm për Kosovën, i cili paraqet shkelje flagrante të të drejtave të njeriut dhe lëvizjes së lirë, njofton Klan Kosova.
“Kuvendi vlerëson se veprimet e tilla të Serbisë nuk u kontribuojnë përpjekjeve të sinqerta të institucioneve të Kosovës për t’i normalizuar marrëdhëniet me shtetin serb, përkundrazi krijojnë situata mos-besimi dhe e vënë në dyshim gatishmërinë e Beogradit për të vënë raporte normale me shtetin e Kosovës”, shkruan në reagimin e Kuvendit.
“Konsiderojmë se ky ndalim bëhet me qëllim të ushtrimit të presionit dhe kërcënimit ndaj punës së deputetit Slobodan Petroviq”.
“Kuvendi i Kosovës kërkon nga Bashkimi Evropian që të ushtrojë preson të Qeveria e Serbisë për t’i dhënë sqarimet e nevojshme për arsyet dhe rrethanat e këtij rasti”.