Daniel Koch që është drejtuesi i njësisë së sëmundjeve infektive në Zyrën Federale të Shëndetit Publik dhe ministri i Shëndetësisë, Alain Berset, gjatë tnjë emisioni televiziv iu përgjigjën pyetjeve të shikuesve lidhur me planet për kontrollin e shpërthimit të coronavirusit në Zvicër.
Në mesin e shumë pyetjeve, ata janë përgjigjur edhe nëse do të ketë një valë të dytë me të infektuar, si dhe pse autoritetet zvicerane nuk rekomandojnë maska, kundër përhapjes së këtij virusi.
Kur do të bëhen teste serologjike për të përcaktuar nivelin e imunitetit ndaj coronavirusit në Zvicër?
Daniel Koch: Tani për tani, këto teste janë ende në fazën e provës. Por ne presim që ato të jenë në dispozicion komerciale shumë shpejt. Ne atëherë do të jemi në gjendje t’i testojmë njerëzit të zbulojnë antitrupa në gjakun e tyre.
Sidoqoftë, ne nuk dimë sa duhet për coronavirus në këtë kohë për të qenë absolutisht të sigurt nëse imuniteti është i përkohshëm apo i përhershëm.
Si po planifikoni të kufizoni popullsinë në fund të muajit prill? Cilat masa do të merren më parë?
Alain Berset: Ishtë një proces shumë i ndjeshëm dhe ne ende po diskutojmë detajet. Por ne e dimë se kufizimet e para që do të hiqen nuk do të jenë ato që gjenerojnë një lëvizje masive të njerëzve ose tubime të mëdha.
Lehtësimi fillestar do të zbatohet në sektorët ku është e mundur të vazhdohet të praktikohen masa mbrojtëse siç është higjiena e duhur dhe distanca sociale.
A do të ketë një valë të dytë të infeksioneve me coronavirus në Zvicër këtë vjeshtë, siç parashikojnë disa ekspertë?
Daniel Koch: Ne nuk mund të përjashtojmë një valë tjetër më vonë këtë vit, është vërtet e vështirë të parashikosh tani. Kjo varet nga shumë faktorë, duke përfshirë sa njerëz në Zvicër do të zhvillojnë imunitet ndaj coronavirusit.
Maska rekomandohet në shumë vende, pse jo në Zvicër?
Daniel Koch: Në përvojën tonë, maskat nuk ofrojnë mbrojtje për njerëzit e shëndetshëm dhe ato duhet të përdoren vetëm nga profesionistë të shëndetit dhe pacientë. Por nëse do të ketë prova që maskat janë me të vërtetë të dobishme, ne do t’i ndryshojmë rekomandimet tona në përputhje me rrethanat.
Alain Berset: Maska mund të japin një ndjenjë të rreme të sigurisë. Njerëzit mund të mendojnë se pasi kanë një të tillë, ata nuk duhet të mbajnë distancën nga të tjerët ose t’i lajnë duart shpesh.
Kur zhvillohet një vaksinë, a do të jetë e detyrueshme në Zvicër?
Alain Berset: Ligji zviceran nuk na lejon të detyrojmë dikë të vaksinohet kundër vullnetit të tyre. Por mund të kërkojmë që profesionistë të caktuar, për shembull ata që punojnë në sektorin e shëndetësisë, të imunizohen. Nëse ata refuzojnë, ata nuk do të jenë në gjendje të punojnë në këtë fushë. Ne do të shpresojmë që ta zgjidhim këtë problem në mënyrë pragmatike, siç kemi bërë gjithmonë në vendin tonë.