Autoriteti i Konkurrencës del me një paralajmërim për shtëpitë botuese dhe libraritë që po kushtëzojnë prindërit

Prishtinë | 09 Sht 2023 | 11:54 | Nga Ekonomia Online

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka dalë me një paralajmërim për shtëpitë botuese dhe libraritë, lidhur me tekstet shkollore.

AKK-ja ka bërë me dije se gjatë monitorimit të tregut ka vërejtur se shtëpitë botuese të teksteve shkollore janë duke i kushtëzuar libraritë e këto të fundit prindërit/konsumatorët që përveç fletores së punës detyrohen të blejnë edhe librin kryesor/bazë nga klasa e VI-të deri në klasën e IX-të.

Sipas AKK, këto veprime janë në kundërshtim me Ligjin për Mbrojtjen e Konkurrencës.

“Lidhur me shqetësimet e publikut rreth blerjes së librave/teksteve shkollore, Autoriteti i Konkurrencës ka monitoruar tregun përkatës dhe fton shtëpitë botuese dhe libraritë të veprojnë. Gjatë monitorimit të tregut ka vërejtur se shtëpitë botuese të teksteve shkollore janë duke i kushtëzuar libraritë e këto të fundit prindërit/konsumatorët që përveç fletores së punës detyrohen të blejnë edhe librin kryesor/bazë nga klasa e VI-të deri në klasën e IX-të.  Këto veprime janë në kundërshtim me Ligjin për Mbrojtjen e Konkurrencës”, thuhet në reagim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme