Ministrja e Ndërtime e Serbisë, Zorana Mihajlloviq, deklaroi se Serbia do të nisë ndërtimin e Autostradës së Paqes, siç e quan Beogradi, nga Nishi deri në Plloçnik, të gjatë 36 kilometra, që sipas saj do të kushtojë rreth 212 milionë euro.
sipas medieve të Beogradit, është shprehur se pjesën e parë të këtij projekti do ta financojë Banka Investuese dhe Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, transmeton Koha.net.
“Nuk ka rrugë që nuk është e rëndësishme për Serbinë. Kjo rrugë do ta ndërlidh Serbinë me rajonin. Serbia nuk ka det dhe prandaj i duhen limane” është shprehur ajo.
Sipas saj dalja në limanin shqiptar do të thotë rritje ekonomike serbe e sigurt.