Qeveria e Kosovës ka formuar komisionin për vendosjen e shtatores së Adem Demaçit në sheshin “Adem Demaçi” në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.
Gjithashtu edhe për emërtimin e autostradës Prishtinë-Pejë Autostrada me emrin e Demaçi si dhe propozimin për të emëruar Parkun e qytetit të Prishtinës “Parku Adem Demaçi”.
Me nderime të larta shtetërore është varrosur të shtunën në varrezat e Dëshmorëve në Prishtinë, veprimtari i njohur politik dhe aktivisti për të drejtat e njeriut, Adem Demaçi. Ai vdiq të enjten në Prishtinë në moshën 82-vjeçare.