Në vend të përkujtimit për Demaçin

Prishtinë | 26 Kor 2023 | 18:41 | Nga Afrim Kasolli

Deri sa sot shumëkush po e përkujton pesë vjetorin e kalimit në amshim të simbolit të rezistencës dhe lirisë, bacës Adem Demaci, mu kujtua se si vendet tjera i kishin trajtuar të ngjashmit e tij. E si ne e trajtuam këtë thesar kombëtar.

Derisa bie fjala në Çeki, Václav Havel ishte nderuar me pozitën e presidentit të shtetit si mirënjohje për kontributin e tij kundër shtypjes komuniste, apo në Republikën e Afrikës së Jugut Nelson Mandela, po ashtu, u bë president i atij shteti, për shkak të angazhimit të tij kundër aparteidit racor, vetëm politika kosovare nuk gjeti forcë, moral, dhe vetëdije kombëtare, për ta “shpërblyer” këtë legjendë politike me një post të tillë shtetëror dhe politik, qoftë edhe për efekte “kurtuazie” në nderim për angazhimin e tij për liri dhe shtetësi.

Prandaj, kjo ditë për të gjithë ata politikanë që patën shansin ta bëjnë një gjë të tillë por nuk e bënë, më shumë duhet të shërbejë një ditë e turpit të tyre, sesa nderimit të jetës së Bacës Adem.

Sepse në këtë mënyrë, vetëm tentohet të ideologjizohet sakrifica e tij kombëtare për qëllime partiake politike. Identifikimi simbolik në këtë mënyrë me figurën e Bacës bëhet nga motive triviale.

Sepse kështu vetëm përdoret sakrifica e tij për lirinë, për ta qetësuar ndërgjegjen e tyre për vetëm për pushtet. Arsyeje kjo edhe qe e privuan nga çdo post shtetëror për të gjallë të tij.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme