Hapet ekspozita me portrete të Demaçit në pikturë dhe fotografi, Kurti premton botimin e librave të tij

Prishtinë | 26 Shk 2020 | 12:10 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nën intonimin e himnit kombëtar dhe atij të Kosovës, është hapur ekspozita “Kujtesa e Kosovës, portrete të Adem Demaçit në pikturë dhe fotografi”, raporton Ekonomia Online.

Kryeministri Albin Kurti, ka premtuar se si shef ekzekutivit do të marrë përsipër botimin e librave të Adem Demaçit.

“Baca Adem është veprimtari më unik që kemi pasur. Jetën e tij e kuptonte si shërbim ndaj popullit shqiptar. Ishte i njëjti gjithmonë dhe Baca Adem tërë kohën ia kushtoi Kosovës. Kur nuk kishte mësues ai ishte mësues, kur nuk kishte ushtar ai ishte ushtar i Kosovës. I kushtoi gjithë herën idealit të popullit shqiptar”.

“Baca Adem përkundër mospajtimeve kishte edhe diçka që na bashkonte dhe vetëm të bashkuar mund ta arrinim idealin e përbashkët. Adem Demaçi e dintë se populli i shtypur ekziston për aq sa dëshiron. Nuk i mohonte të arriturat e të tjerëve, nuk kënaqej më pak sepse mendonte se meritojmë më shumë. Si kryeministër ne zotohemi do të përkujdesemi për botimin e librave të Adem Demaçit”, ka thënë Kurti.

Fazli Garajku, drejtor i Bibliotekës Kombëtare, ka thënë se ky koleksion me portrete dhe fotografi të Adem Demaçit do të ruhen në Bibliotekë.

“Hapja e kësaj ekspozite është kontribut i Shoqatës së të burgosurve politik, është nder dhe privilegj se kjo shoqatë ka hapur këtë projekt të vjeljes së shkruar të portrete të Adem Demaçit”.

“Kjo është kryer nga Seladin Novosella, ku këto portrete janë një koleksion i rrallë e që do të ruhen në këtë Bibliotekë”, ka thënë ai.

Selatin Novosella kryetar i Shoqatës së Burgosurve Politik, njëherësh autor i ekspozitës ka thënë se ky tubim i ngjason tubimeve që në krye me Adem Demaçin.

“Sa herë të na zbehet dashuria për atdheun do ta kujtojmë bacën Adem, brezat duhet të mësojnë për Adem Demaçin ,shumica e njerëzve vdesin por ai duhet të jetë pjesë e jetës sonë” tha Novosella.

Të ngjashme