Në 85-vjetorin e lindjes ish të burgosurit politik nderojnë Adem Demaçin

Prishtinë | 26 Shk 2021 | 11:38 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ish të burgosurit politik kanë bërë nderime dhe kanë vendosur kurora lulesh te varri i veprimtarit Adem Demaçi në 85-vjetorin e lindjes, raporton Ekonomia Online.

Sejdi Gega, ish i burgosu tha se Adem Demaçi ishte njeri që barti mbi supet e tij aktivitetin kryesor të rezistencës tonë kombëtare.

Ai madje e quajti Demaçin arkitekt të pavarësisë së Kosovës, raporton EO.

“Jemi këtu pranë varrit të nderit të kombit sepse emri i ti është ndier edhe në botë”.

“Baca ynë përveç që ishte simbol i rezistencës i dha edhe energji rezistencës. Me 12 gusht duke marrë përgjegjësinë si përfaqësues politik i UÇK e ndërkombëtarizoi UÇK-në”.

“Komandanti legjendar Adem Jashari, Kadri Zeka dhe për shumë veprimtar ishte frymëzues i këtij ideali dhe arkitekti i pavarësisë së Kosovës”.

Përderisa për në orën 13:00 është paralajmëruar një tryezën diskutimi për veprimtarinë e Demaçit.

Të ngjashme