AUV urdhëron tërheqjen e qumështit Aptamil nga tregu

Prishtinë | 23 Dhj 2025 | 17:01 | Nga Ekonomia Online

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës ka njoftuar opinionin publik se, përmes sistemit evropian RASFF, është identifikuar prania e bakteries Bacillus cereus në qumështin APTAMIL.

Si pasojë, është urdhëruar tërheqja nga tregu e produktit me lot nr. 111444865, i importuar nga Holanda nga kompania UNION SH.P.K., Vushtrri, pasi niveli i rrezikut është vlerësuar serioz.

AUV ka nisur procedurat për gjurmueshmëri dhe tërheqje, duke siguruar mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve në Kosovë.

Të ngjashme