AUVK ndalon përkohësisht punën në bllokun operativ të Ortopedisë, nuk i plotëson kushtet

Prishtinë | 04 Nën 2022 | 15:13 | Nga Ekonomia Online

Blloku i ri operativ i Klinikës së Ortopedisë ka nisur punën këtë të hënë pa u inspektuar nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë dhe rrjedhimisht pa e pasur pëlqimin apo mospëlqimin tekniko-sanitar, AUVK konfirmon se i është pezulluar puna katër sallave të reja të Ortopedisë.

Në një përgjigje për Klan Kosova, thuhet se nuk janë plotësuar kushtet ligjore për lejim të veprimtarisë sipas kërkesës që është paraqitur.

Poashtu, në përgjigje thuhet se hapësirat e këtij blloku operativ nuk i plotëson kushtet teknike sanitare dhe higjienike për ushtrim të veprimtarisë si sall operative. Korridori që lidhë bllokun operativë me dhomat është punuar nga materiali qe nuk është higjienik.

“Agjencia e ushqimit dhe Veterinarisë pas pranimit të aplikimit për pëlqim sanitarë të SHSKUK-së Klinikës se Ortopedisë. Është caktuar një ekip inspektues për kontroll të aspekteve teknike sanitare-higjienike. Bazuar në të gjeturat e ekipit inspektues është urdhëruar ndalimi i përkohshëm i veprimtarisë se Bllokut Operativë në Klinikën e Ortopedisë. Bazuar në ligjin e inspektoratit sanitarë dhe ligjin për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve ngjitëse, mandatit të inspektoratit nuk janë plotësuar kushtet ligjore për lejim të veprimtarisë sipas kërkesës qe është paraqitur. Disa nga pajisjet janë të vjetruara-dëmtuara dhe koroduara”.

“Dyshemeja është pjesërisht e dëmtuar. Ka mungesë të ujit të ngrohtë rrjedhës. DDD nuk është kryer në të gjitha hapësirat. Nuk ka qen i mirë pastrim gjeneral, i cili do të mundësonte nivel të mirë higjienikë. Për të gjitha këto të gjeturat është njoftuar drejtori i kësaj klinike. I cili njëkohësisht është informuar me ndryshimet të cilat duhet të bëhen për tu arritur niveli i plotësimit të kushteve për lëshim të serishëm në punë. Trupa inspektuese sot menjëherë ka parë angazhimin për intervenim në rregullim të mangësive. Për shkak të rëndësisë qe ka kjo hapësire për marrje të shërbimeve shëndetësore të qytetarëve. Gjatë gjithë kohës do ta mbajmë ne monitorim përmirësimin e kushteve. Ne momentin qe vlerësohet plotësimi i tyre do të behet riinspektimi për dhënie të pëlqimit dhe lejim të punës”, thuhet tutje.

Lidhur me këtë problem në Klinikën e Ortopedisë, Klan Kosova ka raportuar disa herë.

Më poshtë mund ta gjeni kronikën e cila tregon më shumë detaje rreth këtij problemi.

https://youtube.com/watch?v=eSZa8-rcYF0%3Ffeature%3Doembed

Të ngjashme