Ava Max i pret vetë flokët, madje edhe parukën. Tre vjet më parë, teksa po përdorte një palë gërshërë për krasitje dhe disa mjete të nxehta, kishte krijuar stilin e saj aktual të flokëve, shumë të përfolur, me njërën anë duke i prerë shkurt, përderisa pjesën tjetër i lëshoi deri në supe.
“Stili im i flokëve mendoj se tregon atë çfarë dëshiron të jesh dhe kush dëshironi të jeni, dhe duhet ta mbroni këtë”, thekson këngëtarja 25-vjeçare, e cila përveç për stilin e flokëve u bë e njohur më 2018 edhe për singlin e saj, “Sweet but Psycho”, që është klikuar më shumë se 312 milionë herë në “YouTube” dhe që është hit numër një në Mbretërinë e Bashkuar, Suedi, Finlandë dhe Norvegji, shkruan sot Koha Ditore.
“Është e rëndësishme të bësh diçka jashtë frymës së përgjithshme, dhe mbase kjo i ka frymëzuar njerëzit gjithashtu të bëjnë diçka jashtë të zakonshmes”.
Maxi po flet prej Los Angelesit, përderisa po përgatitet për një turne promovues nëpër Azi. Në kohën kur kishte prerë flokët, ajo kishte tre vjet prejse ishte vendosur aty, por pa ndonjë sukses të madh.
“Ishte shumë vështirë që t’ua mbushja njerëzve mendjen që të besonin në projektin tim”, thekson ajo, duke shtuar se shumë herë ishte frustruar për shkak se me gjithë shumë seanca muzikore nuk ishte ndarë e kënaqur. “Krejt kishin idetë e tyre dhe donin të më mishëronin me diçka që nuk më shkonte”.