Ava Max publikon klipin e ri “OMG What’s Happening”

Prishtinë | 29 Tet 2020 | 18:45 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Ava Max, ka publikuar klipin e saj më të ri.

“OMG What’s Happening” mban titullin klipi i saj i ri, që njëherësh është kënga e pestë në albumin e saj debutues.

Klipi i këngës është mjaft i veçantë, në cilin këngëtarja shqiptare vjen me një performancë mjaft të veçantë.

Xhirimet e janë kryer në shkretëtirat e Amerikës, teksa regjisore e klipit është Hannah Lux Davis.

Ava Max ka publikuar klipe të shumta kohëve të fundit, për të promovuar këngët e albumit të saj më të ri, “Heaven and Hell”, që njëherësh është albumi i saj i parë debutues në tregun ndërkombëtar.

Aktualisht, “Heaven and Hell” është albumi i tretë më i dëgjuar i vitit në platformën Spotify, i publikuar nga një artiste femër. 

Të ngjashme