Avari në një stabiliment të tensionit të lartë, mbesin pa rrymë Rahoveci, Malisheva e Xërxa

Prishtinë | 19 Dhj 2025 | 17:18 | Nga Ekonomia Online

Operatori i Sistemi, Transmisioni dhe Tregu (KOSTT) ka njoftuar për një avari në stabilimentin e tensionit të lartë në Nënstacionin e Rahovecit.

Si pasojë e kësaj avarie dhe ngarkesave të larta në sistem, një pjesë e konsumatorëve në Rahovec, Malishevë dhe Xërxë ka mbetur pa furnizim me energji elektrike.

“KOSTT njofton opinionin se, si pasojë e ngarkesës së lartë në sistem, sot rreth ora 14:00, në NS Rahovec 110 35 10(20) kV ka ndodhur një avari në anën 35 kV, ku kanë rënë dy transformatorët TR1 dhe TR2”.  

KOSTT tha se ekipet i kanë në terren dhe janë duke “punuar intensivisht për lokalizimin e shkakut dhe rikthimin e furnizimit në kohën më të shpejtë të mundshme, në mënyrë të sigurt”.

KOSTT tha se kërkon mirëkuptim nga qytetarët e prekur dhe se do të njoftojë publikun për zhvillimet dhe rikthimin e plotë të furnizimit.

Të ngjashme