Avdullah Hoti ia numëron dështimet dyvjeçare Qeverisë Kurti

Prishtinë | 15 Shk 2023 | 09:34 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryeministri Avdullah Hoti, në dyvjetorin e Qeverisë Kurti II, ka bërë një përmbledhje të punëve që do të duhej të bëheshin, dhe çka në fakt ka ndodhur gjatë kësaj periudhe.

POSTIMI I PLOTË:

Sot, pas dy vitesh qeverisje, do të duhej:

  • lehtësisht të identifikoheshin projektet investive (së paku të nisura) dhe vendet e krijuara të punës,
  • të numëroheshin çerdhet e ndërtuara,
  • të numëroheshin banesat e ndërtuara për familjet e reja,
  • të vëreheshin reformat në arsim e shëndetësi,
  • të niste punën Fondi Sovran me pasuritë e AKP-së,
  • të jepeshin kredi me norma të ulëta nga Banka Zhvillimore,
  • të numëroheshin njohjet e reja të shtetit të Kosovës dhe anëtarësimet në organizma ndërkombëtarë.

JO, asnjëra nga këto nuk shihet as në horizont. Dy vite të qeverisjes, karakterizohen me:

  • numrin e madh të rinisë që kanë emigruar,
  • probleme në veri,
  • kaos në energjetikë,
  • mungesë e barnave dhe emigrim i mjekëve,
  • valë të njëpasnjëshme të privatizimit të aseteve të AKP-së,
  • ulje e pagave reale,
  • mungesë e investimeve kapitale,
  • rritje e deficitit tregtar me 1 miliard euro,
  • kthim i Serbisë në partner kryesor tregtar në rajon me 371 milionë euro import,
  • futja e dialogut në udhë pa krye,
  • acarimi i marrëdhënieve me miqtë,
  • protesta të sindikatave dhe ditë të humbura të mësimit.

Të ngjashme