Ekonomia Online
FUNDIT

Avdullah Hoti kërkon lidership të ri në LDK

Avdullah Hoti kërkon lidership të ri në LDK

Avdullah Hoti, po kërkon lidership të ri në LDK. Kjo pasi ai haptas ka thënë se nuk është i kënaqur me rezultatin zgjedhor. Po ashtu ish-kryeministri i Kosovës, i ka renditur edhe disa arsye se pse duhet të ndodh kjo. “Personalizimi i fushatës zgjedhore, përbërja e listës, renditja e kandidatëve në listë, paraqitja dhe favorizimi […]

Avdullah Hoti, po kërkon lidership të ri në LDK.

Kjo pasi ai haptas ka thënë se nuk është i kënaqur me rezultatin zgjedhor.

Po ashtu ish-kryeministri i Kosovës, i ka renditur edhe disa arsye se pse duhet të ndodh kjo.

“Personalizimi i fushatës zgjedhore, përbërja e listës, renditja e kandidatëve në listë, paraqitja dhe favorizimi medial i një liste të ngushtë të kandidatëve të LDK-së, si dhe çështje të tjera para dhe gjatë fushatës, kanë dëmtuar kohezionin e brendshëm partiak, me gjithë përpjekjet e të gjithë neve për t’i tejkaluar ato pakënaqësi. Votimi disproporcionale në diasporë e ka rënduar dhe cenuar më tutje atmosferën kolegiale dhe bashkëpunuese brenda LDK-së”, tha Hoti.

Në zgjedhjet e 9 shkurtit, Lidhja Demokratike e Kosovës, është renditur e treta.

LDK ka marrë 171 mijë e 357 vota apo 18.27 për qind.

Të ngjashme