Avdullah Hoti merr pjesë në Forumin “Ambienti e të bërit biznes” në ShBA

Prishtinë | 06 Tet 2016 | 09:35 | Nga

Ministri i Financave, Avdullah Hoti, gjatë vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës mori pjesë në Forumin “Ambienti i të bërit biznes” në vendet e regjionit të Karaibeve.

Me këtë rast ai prezantoi para të pranishmëve progresin që Kosova ka arritur në vitet e fundit, si rezultat i reformave që lidhen me përmirësimin e ambientit për të bërë biznes.

Hoti theks të veçantë i dha  rangimit të Kosovës në Raportin e Bankës Botërore “Të bërit Biznes”, si dhe në veprimet specifike që Kosova ka ndërmarrë, e që kanë kontribuar në përmirësimin e pozitës së Kosovës në këtë raport.

Përveç veprimeve specifike që lidhen me indikatorët individual të këtij raporti, Ministri Hoti ndau me pjesëmarrësit e kësaj Konference përvojën e Kosovës në koordinimin dhe involvimin e sektorit privat në proceset reformuese.

Në këtë forum Hoti foli  për reformat e tjera strukturore, që nuk mbulohen direkt nga raporti i Bankës Botërore, por që kanë rëndësi të veçantë në drejtim të rritjes së transparencës dhe efektshmërisë së sektori publik.

Në këtë pikë, ministri Hoti përmendi edhe progresin e arritur në reformimin e prokurimit publik, me theks të veçantë në prokurimin elektronik dhe atë të centralizuar.

Të gjithë të pranishmit vlerësuan lart të arriturat e Kosovës në drejtim të krijimit të një ambienti më tërheqës për bizneset.

hoti

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme