Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka deklaruar se partia e tij në disa hulumtime, siç i quan të pavarura është renditur si partia e parë.
Ai ka thënë se LDK po lë partitë tjera mbrapa me diferencë të madhe.
Hoti LDK-në e ka quajtur gardiane të vendit, duke thënë se ata kanë mbrojtur Kosovën nga veprimet e dëmshme të Qeverisë dhe Presidentit.
Ky është postimi i tij i plotë në Facebook:
Ne disa hulumtime te pavarura gjate ketij viti, LDK-ja po merr mbështetjen me te madhe nga qytetaret, me diference te konsiderueshme nga partina e dyte. Mbështetja po vjen nga te gjitha grupmoshat dhe rajonet e Kosovës. Është e qarte se qytetaret e Kosovës mbështesin plotësisht politikat e LDK-se. Ne do te avancojmë veprimet tona politike ne mbrojtje te shtetit te Kosovës dhe interesave te qytetareve.
Ne jemi bere gardiane te shtetit te Kosovës, duke e ruajtur Kosovën nga veprimet e dëmshme te Qeverise dhe Presidentit:
– ne kemi parandaluar përjashtimin e Kosovës nga Regjistri Evropian i Cilësisë per shkak te ndërhyrjeve jo ligjore te kryeministrit.
– ne kemi evituar izolimin ndërkombëtar te Kosovës ne fund te vitit te kakuar.
– i kemi bllokuar disa nisma ligjore te dëmshme per shtetin e Kosovës dhe rendin tone demokratik.
– e kemi ndaluar qeverinë te fale dhjetëra miliona euro tatime te mbetura borxh nga ndërmarrjet private.
– e kemi mbështetur marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi për t’i hapur rruge liberalizimit te vizave.
– ne po punojmë shume te ndalojmë përfshirjen e temës se shkëmbimit te territoreve ne dialogun me Serbinë.
Fatkeqësisht, gjate te gjithë kësaj legjislature te Kuvendit te Kosovës, na është dashur te merremi vetëm me parandalim te veprimeve te dëmshme te këtij koalicioni te çoroditur. Ka munguar plotësisht debati për shëndetësi e arsim me te mire, punësim për te rinjtë, rritje te buxheti dhe te ardhurave, sepse ky koalicion i çoroditur nuk ka as interes, e as ekspertize, për tu marre me këto çështje.
Tash po punojmë shume me te gjitha strukturat e LDK-se, me Këshillin e Eksperteve dhe me eksperte te pavarur, për te përgatitur programin për qeverisen e ardhshme tete vjeçare. Ne po bëhemi gati t’i ofrojmë Kosovës një model te ri te qeverisjes, një qeveri civile, me njerëz qe kane kulture te gjere dhe ekspertize, me njerëz qe kane mbështetje qytetare.
Po punojmë te unifikojmë skenën politike për te formuar një bllok te gjere politik qe do te udhëheq Kosovën ne dy mandatet e ardhshme.
Kemi intensifikuar debatin me strukturat e LDK-se, me elektoratin tone dhe me qytetare te tjerë neper komuna për te informuar ata dhe për te marre sugjerimet e tyre.
Do te vizitojmë çdo komune për te kërkuar mbështetje për misionin tone për demokratizimin e Kosovës dhe konsolidimin e shtetësisë te Kosovës ne arenën ndërkombëtare.