Avdyli: Një president të pavarur mund ta importojmë edhe nga Brazili

Prishtinë | 22 Nën 2019 | 18:10 | Nga Ekonomia Online

Haxhi Avdyli nga LDK potencoi se në Kosovë është e vështirë që të gjendet një person i pavarur për ta marrë pozitën e Presidentit.

Në Kosovën ku nga 1.8 milionë qytetarë, ku të gjithë merren me politikë zor që gjen person të pavarur plotësisht nga politika prandaj edhe President të pavarur zor që gjendet. Por edhe nëse e gjejmë diku të strukur në ndonjë skaj të Kosovës, jashtë rrjedhave të përditshme sociale, ai ose ajo as nuk i duhet atij posti”, ka thënë Avdyli, duke pohuar se janë LDK dhe VV që duhet që vendosin për këtë.

“Mundësi ka që një President të pavarur ta importojmë edhe nga Brazili por s’di a ia vlen”, ka shkruar ai në Facebook.

Në kërkim të Presidentit të "PAVARUR".Në Kosovën ku nga 1.8 milion qytetarë,ku të gjithë mirren me politikë zor që gjen…

Gepostet von Dr Haxhi R. Avdyli am Freitag, 22. November 2019
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme