Gjatë këtij dhe vitit tjetër në Ballkan do të vijë një sasi e madhe e pajisjeve ushtarake ose ushtritë e tij në armatim do të fusin lloje të reja armësh. Do të arrijnë avionë lufte, helikopterë, tanke, predha, pushkë… Meqë ky rajon ka epitetin e fuçisë së barutit, ndërsa plagët nga e kaluara jo shumë e largët nuk janë shëruara ende krejtësisht, shtrohet pyetja se cila është prapavija e këtyre armatimeve?
Viti ka filluar me paralajmërimin e kryetarit të Republikës Serbe Milorad Dodik se Ministria e Brendshme e këtij entiteti në Bosnjë e Hercegovinë, do t’i blejë 2.500 pushkë për pjesëtarët e kësaj ministrie, transmeton Koha.net.
Pastaj Kroacia, para jo krejt një muaji, ka marrë vendimin formal për blerjen e avionëve luftarakë të përdorur nga Izraeli, F-16 C/D Barak, që do të kushtojnë rreth 305 milionë euro.
12 avionë të tillë do të zëvendësojë MiG -ët 21 të vjetruar.
Fluturaket do të arrijnë edhe në Mal të Zi. Njëri nga tre helikopterët e parë të blerë Bell 412 EP për Ushtrinë e Malit të Zi ka aterruar në aeroportin ushtarak të Podgoricës.
Natyrisht, nuk mbetet prapa as Beogradi. Përkundrazi.
Ministri serb i Mbrojtjes Aleksandar Vulin ka deklaruar se Bjellorusia ia ka falur Serbisë katër MiG -ët 29 të cilët do të rinovohen sipas modelit të 6 MiG-ëve të marrë nga Federata e Rusisë. Po ashta, siç përcjell gazeta e Beogradit “politika”, Serbia do të bëhet edhe m helikopterë të luftës “H-145M”, ndërsa predhat vetëlëvizës “nora 552” janë në fazën përfundimtare të testimit.
Në Serbi përmendet po ashtu edhe mundësia që ajo të blejë sistemin raketor S – 3000 nga Rusia
Furnizimin me armë e ka paralajmëruar edhe anëtari i Kryesisë së B e H-së Bakir Izetbegoviq.
“Ne sigurisht nuk do të shpenzojmë para për të blerë sisteme raketore, avionë për të harxhuar miliona euro, por ne do ta rrumbullakojmë prodhimin tonë të armëve: Do të ndërtojmë predhën lëvizëse, pushkën tashmë e kemi prodhuar, do të prodhojmë dronë, jo për luftë, por për treg”, ka thënë ai,.
Sipas kësaj gazeta të Beogradit, edhe Kosova ka paralajmëruar furnizimin me armë.
Kosova pa përkrahjen e serbëve nuk mund ta krijojë Ushtrinë, siç shkruan “politika”, ajo mund të blejë armatim të rëndë. Forcat e Sigurisë kanë rreth 4.000 pjesëtarë aktivë dhe 2.500 në përbërjen rezervë për të cilët është paraparë armatim i ri, kryesisht nga Amerika ndërsa planifikohet të blihen edhe artileri kundërajrore, helikopterë dhe dy tanke. Gazeta shton se për Forcat e Sigurisë së Kosovës janë ndarë 40 milionë euro.
Edhe Shqipëria, anëtare NATO- s, kohëve të fundit ka marrë pajisje armatimi nga SHBA-ja.
Maqedonia, po ashtu është furnizuar me tank, avionë e helikopterët nga disa vende të ish – bllokut të Lindjes.