Avionët luftarakë serbë edhe sot mbi Preshevë, shqetësohen banorët

Prishtinë | 30 Mar 2018 | 12:08 | Nga

Avionët ushtarak të Serbisë edhe sot kanë shqetësuar banorët e Preshevës.
Që nga mëngjesi aeroplanët luftarak kanë fluturuar mbi Luginë shumë afër vijës ajrore.

Në këtë video të siguruar nga Indeksonline, shihen avionët të cilët ende janë të pranishëm atje.

Qytetarët janë shprehur të shqetësuar për sigurinë e tyre atje.

Edhe ditën e mërkurë, avionët luftarak të Serbisë janë parë mbi Luginën e Preshevës. atë ditë, KFOR përmes një njoftimi ka sqaruar se nuk bëhet fjalë për ndonjë kërcënim nga Serbia duke shtuar se avionët ushtarakë serbë bënë manovra.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme