Avionët luftarakë sulmojnë ISIS-in me 27 sulme ajrore

Prishtinë | 26 Maj 2017 | 10:52 | Nga

Forcat e koalicionit të udhëhequr nga SHBA-ja kanë goditur objektivat e ISIS-it me 27 sulme ajrore në Irak dhe Siri, pas sulmit terrorist që vrau 22 të rinj në Manchester.

Luftëtarët e koalicionit arritën 37 objektiva të ISIS me 18 sulme në Siri, duke zhdukur furnizimet e naftës, automjetet dhe arkat e armëve.

Nëntë sulme të tjera goditën 62 objektiva të ISIS në Irak, duke shkatërruar një sërë armësh vdekjeprurëse, përfshirë sistemet e raketave, bombave, automjeteve dhe mitralozave.

Zyrtarët amerikanë të mbrojtjes thanë se sulmet u zhvilluan si pjesë e Operacionit “Inherent Resolve”, një ofensive ushtarake për të shtypur ISIS-in në Siri dhe Irak.

‘Qëllimi ynë ishte kufizimi i aftësisë së grupit terrorist për të kryer krime në Lindjen e Mesme dhe në mbarë botën’, thanë zyrtarët.

https://www.youtube.com/watch?v=f-KMSuRuJxk

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme