Ismail Morina nuk do të ekstradohet në Serbi, por çështja e tij do të rishqyrtohet nga fillimi në Dubrovnik. Kështu është shprehur avokati i tij në Kroaci.
“Rikthehet nga fillimi çështja e Ismail Ballist Morinës. Do të rishqyrtohet edhe njëherë nga fillimi, ndërkohë që nuk do të ndodhë asnjë ekstradim.
Vazhdon beteja ligjore, paralelisht edhe procedura e azilit që ka kërkuar Ismail Morina”, tha Darko Butigan në një intervistë për Top Channel, që do ta ndiqni të plotë në edicionin qendror në 19:30.