Avokati Berisha: Infermierja s’kishte as kontratë pune, mund të dënohet së paku 6 muaj

Prishtinë | 02 Nën 2022 | 21:39 | Nga Ekonomia Online

Avokati Besnik Berisha ka treguar në Kanal 10 se infermierja e arrestuar sot nga policia e Kosovës për sulmin ndaj një gruaje të moshuar në Shtëpinë e të Moshuarve në Pejë, nuk kishte kontratë pune me këtë institucion privat.

Madje sipas Berishës, e njëjta minimumi mund të dënohet me gjashtë muaj burgim.

‘Për veprën penale të sulmit, infermierja e arrestuar minimumi mund të dënohet me gjashtë muaj burgim. Të tjera të dyshuara mund të dënohen pse nuk e kanë lajmëruar rastin dhe ato duhet të përgjigjen për këtë. Madje infermierja e arrestuar për dhunë ndaj të moshuarës nuk kishte as kontratë pune me këtë qënder”, tha Berisha në emisionin “Politiko”.

Të ngjashme