Avokati gjerman “bombardohet” me pica

Prishtinë | 15 Shk 2018 | 15:09 | Nga

Policia gjermane po heton një rast të pazakontë që ka ndodhur në qytetin perëndimor të Dortmundit.

Policia po e kërkon një person që ka “bombarduar” një avokat duke i dërguar shumë pica në zyrën e tij, transmeton Klan Kosova.

Forcat e rendit njoftuan se avokati i mërzitur ngriti akuza në muajin janar, por iu tha policëve se nuk kishte asnjë ide se kush qëndronte pas dërgesave të padëshiruara ushqimore.

Gazeta lokale “Ruhr Nachrichten” njoftoi se bëhej fjalë për avokatin Guido Grolle, i cili bëri me dije se kishte marrë tashmë mbi 100 pica.

Grolle thotë se është aq irrituese, madje as nuk mund ta kryejë më punën e tij.

Avokati shtoi se ndonjëherë, njoftimet për dërgesat e para të ditës iu shfaqën në telefon në mëngjes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme