Avokati i Albulena Haxhiut bëhet për Psikiatri, sipas tij shkak u bë gjoba për shkeljen e kodit te etikës

Prishtinë | 17 Gus 2023 | 19:15 | Nga Ekonomia Online

Avokati i ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, Nasuf Hasani, ka humbur ‘betejën’ me Odën e Avokatëve të Kosovës pas gjobës që mori për shkelje të kodit të etikës. Padia e tij është hedhur si e palejuar, edhe pse Hasani kishte kërkuar aprovimin e kërkesës së tij për shtyrjen e ekzekutimit të këtij vendimi, raporton Sinjali.

Në propozimin e tij për shtyrjen e këtij vendimi deri në vendosjen përfundimtare lidhur me padinë, Hasani kishte bërë të ditur një fakt sa të rrallë, aq edhe të çuditshëm, e të cilin e përdori edhe si argument për ta bindur Gjykatën që ta shtyjë ekzekutimim e gjobës prej 2 mijë eurove.

Sipas Hasanit, shqiptimi i gjobës nga organet disiplinore të OAK-së, i kishte shkaktuar atij probleme shëndetësore, të natyrës psikiatrike, për të cilat ai ishte detyruar të kërkojë trajtim te neuropsikiatri.

Kështu thuhet në propozim/kërkesën e tij, drejtuar Gjykatës Themelore në Prishtinë, ku Hasani pretendon se gjoba i ka shkaktuar çrregullim emocional, prandaj ka marrë terapinë e caktuar nga mjekët e Neuropsikiatrisë për mjë muaj.

Sipas Hasanit, kjo ka ardhur si rrjedhojë e vendimit që ka marrë Oda, ku ai deklaron se nuk është marrë parasysh fare se gjoja se ka vepruar me qëllim të interesit të përgjithshëm.

Të ngjashme