Familja e Marigona Osmanit, 18 vjeçares e cila u vra në Ferizaj ende nuk e ka pranuar raportin e autopsisë.
Kështu deklaroi për Klankosova.tv avokati i kësaj familje Gazmend Rexhepi.
“Jo, ende familja nuk e ka pranuar raportin e autopsisë”.
Rexhepi tha se Prokuroria Themelore e Ferizajt nuk po komunikon rregullisht me familjen e të ndjerës.
“Nuk kemi asnjë informacion. Prokuroria nuk ka komunikuar fare me familjen. Nuk kemi informacion se iu është vazhduar paraburgimi të dyshuarve”.
Avokati theksoi se nëse vazhdon kjo gjendje do të parashtrojë kërkesë që rastin ta marrë Prokuroria Speciale.
“Ky moskomunikim të paktën me familjen është joprofesionalizëm i skajshëm. Unë do të pres deri të hënën dhe do të parashtrojë kërkesë që rastin ta marrë Prokuroria Speciale”.
“Unë edhe sot kam telefonuar disa herë në Institutin e Mjekësisë Ligjore por nuk e kanë hapur telefonin”.