Avokati i ish-zyrtares policore të arrestuar në veri: Bëhet fjalë për një rast kontrabande me kafshë

Prishtinë | 29 Maj 2019 | 16:19 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Asdren Hoxha avokat i Jasna Derleviq, ish- policës kufitare që u arrestua dje në veri të vendit në aksionin policor për krim të organizuar, kontrabandë e korrupsion, është deklaruar për medie lidhur me seancën gjyqësore që është duke vazhduar për 19-ish zyrtarët policorë të arrestuar në veri, raporton Ekonomia Online.

Ai ka thënë se klientja e tij dyshohet për krim të organizuar dhe marrje ryshfeti, por ende nuk janë dhënë detajet se çka ka ndodhë.

Ai ka treguar se rasti për të cilën akuzohet Derleviq ka të bëjë me mosparandalimin e një grupi kontrabadistësh me kafshë, raporton EO.

Hoxha ka thënë se ky një spektakël i madh me një kërkesë të paarsyeshme dhe ligjërisht të pabazuar

“E njëjta nuk ka përmbajt asnjë provë, kohë dhe as kryerje të veprave penale aq më pak kur bëhet fjalë për krim të organizuar, nuk është ofru asnjë provë se nga ka marrë, sa ka marrë dhe prej kujt ka marrë, këta persona dyshohen kinse nuk i kanë parandaluar në rrugët ilegale një grup kontrabandistësh me kafshë. Përshtypja ime është që kjo është një spektakël i madh me një kërkesë të paarsyeshme dhe ligjërisht të pabazuar, seanca është duke zgjatur dhe presim një epilog në vazhdim. Klientja ime dyshohet për krim të organizuar dhe marrje ryshfeti, por ende nuk janë dhënë detajet se cka ka ndodhë, mendoj që minimumi i drejtësisë do ishte veç se të ishte refuzu kjo kërkesë”, ka thënë Hoxha, raporton EO.

Të ngjashme