Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione ka formuar min e panelit përzgjedhës dhe ka zgjedhur kryesuesin e panelit për shqyrtimin e aplikacioneve, listën e ngushtë dhe intervistim të kandidatëve për Avokat të Popullit, raporton Ekonomia Online.
Kryetarja e Komisionit Duda Balje ka thënë se është mirë që kjo procedurë të kryhet sa më shpejt sepse Avokatit të Popullit i përfundon mandati dhe sipas saj nuk është mirë që ky institucion të mbetet pa udhëheqës.
Deputetja e VV-së Saranda Bogujevci ka thënë se prioritet duhet të jetë zgjedhja e Avokatit të Popullit.
Ndërsa edhe për Valdete Idrizi nga PDK-ja ka kërkuar nga komisioni të merren më seriozisht me këtë cështje, raporton EO.
“Pajtona që duhet me qenë prioritet Avokati i Popullit sepse prej javës së ardhshme nuk ka mandat dhe ai ka kërkuar ndihmë nga ne”.