Avokati i Thaçit revoltohet me Prokurorinë: Po përfiton nga sensacioni i raportit anti-shqiptar të Dick Martyt

Prishtinë | 17 Dhj 2021 | 09:22 | Nga Ekonomia Online

Avokati i ish-presidentit Thaçi, Gregory Keohe i është drejtuar me një letër Speciales në lidhje me pretendimet e Prokurorisë dhe Gjykatës se hetimet ndaj klientit të tij bazohen në akuzat e ngritura në raportin e Dick Martyt, si dhe faktin që raporti i tij qëndron ende si “dokument themelor” në uebin e Speciales.

Në shkresën e tij, avokati Keohe ka thënë se i tërë raporti i Martyt është përfshirë pa kurrfarë baze në dokumentet bazë të Dhomave të Specializuara të Gjykatës.

Ai ka thënë se pas 10 vitesh hetime, Prokuroria e Speciales do të mund të konfirmonte se cilat pjesë të këtyre akuzave nuk mund të vërtetohen, mirëpo që duke cituar deklaratën e ish-prokurorit Ëilliamson, Keohe ka thënë se nuk ka asnjë provë të mjaftueshme që mund të vërtetojë akuzat e raportit të Martyt.

“Në mënyrë domethënëse, Prokuroria nuk adreson pse i tërë raporti i Marty u ngrit në statusin e “Dokumentit Themeltar” në faqen e internetit të DSK-së; një klasifikim ligjor i cili nuk mund të gjendet në Kushtetutë, Ligjin e DSK-së apo Rregulloren e Procedurës dhe Provave. Nëse pretendimet e përfshira në Raportin e Martit drejtuan hetimin fillestar të Prokurorisë dhe përcaktuan juridiksionin e saj lëndor siç pretendon tani Prokuroria, ajo deri tani mund të konfirmonte, pas dhjetë vitesh hetime intensive, cilat pjesë të Raportit të Martit nuk ishin të vërteta. Me rëndësi të veçantë është deklarata e Kryeprokurorit të SITF Williamson në 2014 se ai nuk arriti të gjente prova të mjaftueshme për të mbështetur aktakuzat në lidhje me pretendimet e Raportit të Marty-t për trafikim organesh. Në mosbërjen e ndonjë dallimi midis aspekteve të padënueshme dhe jo të padisëshme të këtij raporti. Gjykata dhe Prokuroria po lartësojnë një dokument që ata e dinë se përmban akuza sensacionale dhe të pabazuara që nuk mund të mbrohen në gjykatë”, ka thënë Keohe.

Tutje, Keohe ka thënë se si pasojë e kësaj paqartësie, Prokuroria e Spoeciales po përfiton nga senzacioni public që kishte shkaktuar raporti i pabazuar sipas tij i Martyt.

Sipas Keohes, Prokuroria e kishte zhvendosur gjykatën në Holandë, duke u bazuar në portretizime të Kosovës dhe lidershipit të saj politik si një organizatë  mafioze.

“Arsyeja e kësaj mungese të vazhdueshme dhe të qëllimshme të qartësisë, është se SPO vazhdon të përfitojë nga sensacioni publik i shkaktuar nga pretendimet e pabazuara të Raportit të Marty. Prokuroria-ja e kishte zhvendosur Gjykatën në Holandë bazuar në portretizimin e Kosovës dhe lidershipit të saj politik, si një organizatë mafioze. Tani ajo u drejtohet rregullisht të njëjtave stereotipa antishqiptare të përfshira në Raportin e Marty-t si bazë për arsyetimin e paraburgimit të të akuzuarve në rastin konkret, përfshirë z. Thaçi. Megjithatë, problemi është se mbështetja e plotë në pretendimet e Raportit të Marty-t në këtë mënyrë minon prezumimin e pafajësisë së z. Thaçi, sikurse edhe ngritja e vazhdueshme e tij nga vetë institucioni. Kjo arsye ankimimi duhet të pranohet”, ka thënë Keohe.

Këto ankesa të Keohes vijnë në një kohë kur avokatët e krerëve të UÇK-së nga dita në ditë tregojnë se asnjë nga akuzat e Martyt, raporti i të cilit u bë shkas për ngritjen e Speciales, nuk është e përfshirë në aktakuzë.

Deri më tani, Specialja ua ka refuzuar disa herë lirimin nga paraburgimi krerëve  të UÇK-së

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme