Më 16 dhjetor shpallet aktgjykimi për Sali Mustafën

Prishtinë | 07 Dhj 2022 | 11:13 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Speciale ka njoftuar se me 16 dhjetor do të shpallet aktgjykimi për Sali Mustafën.

Në njoftimin në faqen zyrtare të kësaj gjykate bëhet e ditur se në orën 09:00 do të shpallet vendimi lidhur me këtë rast.

“Sot, më 6 dhjetor 2022, Trupi Gjykues I caktoi shpalljen e aktgjykimit në çështjen kundër Salih Mustafës më 16 dhjetor 2022 në orën 09:00”, thuhet në njoftim.

Trupi gjykues në rastin ndaj Mustafës drejtohet nga gjykatësja Mappie Veldt-Foglia.

Në këtë proces gjyqësor janë dëgjuar 13 dëshmitarë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, shumë prej të cilëve të mbrojtur dhe në seanca të mbyllura apo të redaktuara.

Në anën tjetër, mbrojtja e Salih Mustafës ka paraqitur 15 dëshmitarë.

Në fillim të këtij procesi Salih Mustafa, ndaj të cilit rëndojnë akuza me pretendimin për krime lufte, ishte deklaruar i pafajshëm para trupit gjykues po ashtu edhe mbrojtja e tij ka kërkuar që ai të shpallet i pafajshëm.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme