Caktohet seanca e radhës ndaj krerëve të UÇK-së në Speciale

Prishtinë | 27 Jan 2022 | 16:38 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Speciale ka caktuar seancën e radhës ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kjo seancë që do të jetë konferencë mbi ecurinë e çështjes ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve, do të mbahet më 4 shkurt, të premten e javës së ardhshme.

Kujtojmë se krerët e UÇK-së janë në pritje të një vendimi nga paneli i Apelit për lirimin ose jo nga paraburgimi të tyre.

Kjo pasi që gjyqtari paraprak ua kishte refuzuar lirimin atyre për të disatën herë, pavarësisht garancës nga Policia e Kosovës, si dhe në rastin e Thaçit, garancë nga shtetet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme