Edhe Krasniqi deklarohet i pafajshëm: E urrej dhunën, jo veç pse u ushtrua ndaj popullit tim

Prishtinë | 05 Pri 2023 | 10:39 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, është deklaruar i pafajshëm për akuzat e Speciales ndaj tij për krime lufte dhe kundër njerëzimit.

Krasniqi, në fjalimin e tij, gjatë seancës së të mërkurës, ka thënë se nuk ka qenë kurrë i përfshirë në vrasjen, dhunën, qoftë psiqike apo fizike, apo torturën e ndonjë personi, raporton EO.

“Nuk e kuptoj logjikën e akuzës. Unë e urrej dhunën, vrasjet, burgosjet, torturat, dënimet, jo pse janë ushtruar ndaj meje dhe ndaj nesh si popull por janë tepër të ulëta dhe çnjerëzore. Çdo njeri që flet të vërtetën e di që asnjëherë nuk kam qenë i përfshirë në asnjë vrasje, burgosje, e presion ndaj askujt”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka thënë se integriteti i tij personal dhe intelektual nuk do ta lejonte që të përdorte ndaj dikujt dhunë si mjet.

Tutje, Krasniqi ka treguar kujtimet e gjenocidit serb si fëmijë, e pastaj edhe si i rritur.

“Që në fëmijëri kam qenë i rrethuar me njerëz që kishin qenë viktima të gjenocidit serb. Asnjë hetues, asnjë gjyqtar i Jugosllavisë nuk ka marr përgjegjësi për këto krime”.

“Pas më shumë se 10 vitesh, u lirova nga burgu i Novi Sadit, por kjo nuk do të thoshte se dola në liri. Nga burgu i Novi Sadit që kishte plot shqiotarë, dola në burgun e quajtur Kosovë. Pas kthimit në Kosovë, u angazhova në luftën për liri”.

Të ngjashme