Avokati i Kryetarit të OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucati, ka kërkuar nga Gjykata Speciale lirimin me kusht të klientit të tij.
“Kërkoj që të merrni parasysh mundësinë e dhënies së lirimit me kusht për të. Kam bërë parashtrim me shkrim”, është shprehur avokati, njofton Klan Kosova.
“Gucati është baba i shtatë fëmijëve, të gjithë jetojnë në Skënderaj, ka lidhje të forta familjare, ka dhe nipër dhe mbesa. Nipi i tij më i vogël është katër muaj e gjysmë më i madhi nëntë vjeç”.
“Gucati nuk është me shëndet mirë, vuan nga diabeti, merr insulinë dhe vuan nga shtypja e gjakut. Ai ka probleme me lëvizshmërinë Ai kishte për sot një termin për operacion. Poashtu vuan nga astma. Në këto rrethana mund t’i jepet lirim me kusht”.
Avokati ka thënë se si garacion për lirim e Gucatit me kusht, janë të gatshëm të ofrojnë para.
“Mund të ofrojmë garaci pesë mijë euro që ai të jetojë në adresën që të përcaktohet dhe të raportojë në policinë e EULEX. Të gjitha këto i përgjigjen rrezikut të arratisjes. Në mund të marrim parasysh që ai të mos kontaktojë ndonjë person që gjykata e ndalon”.