Avokati Arianit Koci ka kërkuar hetime lidhur me disa pretendime se në “Shtëpinë e Verdhë” në Burrel të Shqipërisë ka pasur edhe transplantim të zemrës së njeriut.
Reagimi i Kocit ka ardhur pasi shteti serb po përgatit edhe një film bazuar mbi romanin “Zemra Serbe e Johanit “ me autorin serb Veselin Xheletoviç me
““Žetva” – filmi serb për “shtëpinë e verdhë” dhe trafikimin me organe. Romani Zemra Serbe e Johanit (Srpsko Srce Johanovo), sipas autorit Veselin Xheletoviç, është i bazuar në ngjarje të vërtetë. Si të tillë, e ka pranuar edhe Qendra Kinematografike e Serbisë, e cila deri më tani i ka ndarë 40 milion dinarë për ekranizimin e këtij projekti”, ka shkruar Koci, në një reagim në FB.
Por, cila është ngjarja e cila pasqyrohet në roman?
Koci ka dhënë edhe shpjegime tjera.
“Kriminelët shqiptarë pjsëtarë të UÇK-së, në shtëpinë e verdhë në Burel ia nxjerrin zemrën një serbi të kidnapuar në Kosovë, person që e ka njohur autori, dhe të njejtën e shesin në tregun ilegal të organeve. Ajo zemër i transplatohet Johanit, pasanikut gjerman i cili e ka titullin e baronit dhe i cili rrjedh nga një familje fisnike”, ka shtuar ai.
Reagimi i plotë i Kocit:
“Žetva” – filmi serb për “shtëpinë e verdhë” dhe “trafikimin me organe”
Romani Zemra Serbe e Johanit (Srpsko Srce Johanovo), sipas autorit Veselin Xheletoviç, është i bazuar në ngjarje të vërtetë.
Si të tillë, e ka pranuar edhe Qendra Kinematografike e Serbisë, e cila deri më tani i ka ndarë 40 milion dinarë për ekranizimin e këtij projekti.
Por, cila është ngjarja e cila pasqyrohet në roman?
Kriminelët shqiptarë pjsëtarë të UÇK-së, në shtëpinë e verdhë në Burel ia nxjerrin zemrën një serbi të kidnapuar në Kosovë, person që e ka njohur autori, dhe të njejtën e shesin në tregun ilegal të organeve. Ajo zemër i transplatohet Johanit, pasanikut gjerman i cili e ka titullin e baronit dhe i cili rrjedh nga një familje fisnike.
Johani fillon që në endrra të tija t’a sheh jetën e serbit, zemrën e të cilit e mban në gjoks.
Duke i ndjekur ato ëndrra, gjermani Johan vjen në Kosovë dhe a takon djalin e serbit të vrarë. Konvertohet në fenë ortodokse dhe e adopton fëmiun.
I intriguar me vetë ngjarjen – romanin i cili ishte në alfabetin cirilik, e lexova në një frymë, për disa orë.
Çka të shoh?
Së pari, autori në bazë asaj çka lexova është një shkrimtar jashtëzakonisht i dobët.
Nuk më kujtohet që kam lexuar roman më dobët të shkruar.
E sa i përket ngjarjes, ajo është tregim në vete.
Aq shumë ka palogjikshmëri dhe mospërputhje me gjendjen faktike, sa që me thënë se është gënjeshtër naive, pak po më duket.
Autori në roman i përshkruan shqiptarët dhe UÇK-në, në mënyrë më të keqe të mundshme.
Propagandë tipike serbe.
Në këtë “dëshmi” mbi vuajtjet e serbëve në Kosovë, janë të përfshira edhe strukturat inteligjente të BND – së dhe KFOR-it.
Inskenimet serbe të viteve të 80-ta, (ju kujohet rasti i Gjorgje Martiniviqit) dhe rastet si ai në kafenenë Panda në Peje, ku u vranë disa të rinj serb nga ana e vetë strukturave serbe të sigurisë, e pastaj iu hodh faji shqiptarëve – janë duke vazhduar.
Me këtë film po tentohet të krijohet imazhi se vërtetë ka pasur trafikim me organe nga ana e disa pjesëtarëve të UÇK-së.
Për më tepër, nuk është e rastit që mu tani kur pritet të fillojnë gjykimet në Hagë, po fillon të xhirohet ky film.
Krejt kjo është një orkestrim.
Zyrës së Prokurorit të Specializuar, në mënyrë sistematike po i dërgohen prova të rrejshme dhe “dëshmi” për kinse krimet e UÇK-së ndaj serbëve dhe të tjerëve.
Sidoqoftë, pasiqë thuhet se romani është i bazuar në ngjarje të vërtetë dhe këto krime janë në kompetencë të Zyrës së Prokurorit të Specialzuar në Hagë, e ftoj këtë Prokurori që ta thërrët në cilësinë e dëshmitarit autorin e librit dhe ta hetoj këtë rast.
Ngjarja qenka e vërtetë, autori është gjallë. Krejt çka duhet është që të hetohet ky rast.
Koha është të çmontohen gënjeshtrat sistematike.