Pjesëtarja e Avokaturës Shtetërore, Nexhmije Karaqi ka demantuar raportimet në media për gjoja arrestimin e saj në operacionin e gjerë anti-korrupsion të enjten.
Karaqi, në një shkrim në rrjetet sociale të premten, tha se nuk është as e arrestuar, as e përfshirë në këtë rast.
“Bëhet fjalë për një identifikim të gabuar, të bazuar vetëm në iniciale të ngjashme”, tha ajo.
“Publikimi i emrit dhe/ose fotografive të mia përbën: informacion të pavërtetë dhe shpifës, cenim të reputacionit dhe nderit, shkelje të së drejtës së personalitetit, në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe legjislacionin civil në fuqi”, sipas Karaqit.
Postim i plotë:
Në lidhje me publikimet e fundit të disa mediave për arrestime lidhur me afera korruptive, sqaroj publikisht se NUK jam arrestuar, NUK jam personi i përfshirë, dhe NUK kam asnjë lidhje me këtë çështje. Bëhet fjalë për një identifikim të gabuar, të bazuar vetëm në iniciale të ngjashme. Publikimi i emrit dhe/ose fotografive të mia përbën:
informacion të pavërtetë dhe shpifës,
cenim të reputacionit dhe nderit,
shkelje të së drejtës së personalitetit, në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe legjislacionin civil në fuqi.
Këto veprime kanë shkaktuar dëm serioz moral dhe presion psikologjik për mua dhe familjen time.
Ju njoftoj se jam duke ndërmarrë veprime ligjore, përfshirë padi civile për shpifje dhe dëm moral, ndaj mediave dhe personave përgjegjës.
Kërkoj:
fshirjen e menjëhershme të përmbajtjes së pavërtetë, dhe
publikimin e një korrigjimi dhe përgënjeshtrimi zyrtar.
Çdo shpërndarje e mëtejshme e këtij informacioni të pavërtetë do të trajtohet në përputhje me ligjet e Republikës së Kosovës.