AVONET për disa muaj në vazhdimësi është duke monitoruar rekrutimin e shërbyeseve civilë në Komunën e Ferizajt, ku ky institucion rekruton persona në baza politike, nepotiste duke filluar nga anëtaret e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, familjarët e tyre. P.sh. anëtarja e Kuvendit të Komunës së Ferizajt nga radhët e AAK-së znj. Hatixhe Bungu Qerimi është shefe për buxhet dhe financa në QKMF me kontrate në vepër.
Kjo dukuri është duke i shkaktuar probleme serioze shoqërisë dhe duke humbur besimin e institucioneve tek qytetarët, po ashtu po krijon imazh të keq tek autoritetet ndërkombëtare.
AVONET konsideron se znj. Hatixhe Bungu Qerimi, me pozitë shefe për buxhet dhe financa, është pozitë udhëheqëse dhe kjo është në kundërshtim me ligjet, sepse është konflikt interesi nga arsyeje se ajo është anëtare e Kuvendit të Komunës së Ferizajt.
Duke parë që znj. Bungu Qerimi bie ndesh me ligjin për konflikt të interesit, AVONET kërkon nga Policia e Kosovës, Prokuroria dhe Agjencioni Antikorrupsion ta hetoj këtë rast.
AVONET kërkon që institucionet e vendit të marrin masa ndaj këtyre institucioneve që rekrutojnë në baza politike dhe nepotiste.