Rrjeti i OJQ-ve AVONET, shpreh shqetësimin që partitë parlamentare po mbajnë qëndrime në
kundërshtim me interesin publik.
Qëndrimi i ndonjë prej partive parlamentare për mosvotim të Projektligjit Nr. 06/L-060 për
ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të
Zi, paraqet izolim të mëtejmë të Kosovës, pamundëson perspektivën evropiane të Kosovës.
Vetëm përmes ratifikimit të këtij projektligji forcohet sovraniteti dhe konsolidohet subjektiviteti
ndërkombëtar i Kosovës.
Andaj, ftojmë partitë parlamentare për unitet në mënyrë që ta përmbyllim obligimin e tyre që ka
të bëjë me mundësinë e përfitimit të liberalizimit të vizave me të cilën qytetarët e Republikës së
Kosovës përfitojnë lirinë e lëvizjes në zonën shengen.
Partitë parlamentare duhet ta kuptojnë se është rast i rëndësishëm për liberalizimin e vizave.
Kjo është hap që do të krijohet imazh e mirë për Republiken e Kosovës.
AVONET, si monitorues i Kuvendit të Kosovës, sot me vëmendje ka përcjellur ngjarjet brenda
kuvendit dhe ka vërejtur mosgatishmëri të disa nga partive parlamentare për të votuar
Projektligjit Nr. 06/L-060 për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të
Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.
Shteti miqësor fqinj, ka qenë konstruktiv dhe ka shprehur gatishmëri për çdo korigjim eventual
të ndonjë lëshimi që mundet të përmbajë marrëveshja Kufitare Shtetërore.
Andaj AVONET, kërkon nga partitë parlamentare që të jenë konstruktive dhe mos i vënë
interesat e tyre përmbi interesat e Kosovës, por të kenë qëndrim progresist ndaj vendit dhe t’i
krijojnë mundësinë e përfitimin e liberalizimit të vizave me të cilën qytetarët e Republikës së
Kosovës përfitojnë lirinë e lëvizjes në zonën shengen.