Komisioneri Evropian për Migracionin, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësinë, Dimitris Avramopoulos, pasi ka dhënë lajmin se për rekomandimin pozitiv për liberalizimin e vizave, pasi është vlerësuar se shteti ynë ka përmbushur kriteret e kërkuara, ka thënë se institucionet kosovare duhet të vazhdojnë punën, raporton Ekonomia Online.
“Kosova ka dëshmuar luftim të krimit dhe korrupsionit. Kosova duhet të vazhdojë edhe më tutje që të sigurojë qëndrueshmëri, prandaj puna duhet të ketë vazhdimësi. Ka pasur bashkëpunim shumë të mirë ndërmjet Kosovës dhe shteteve të BE-së”.
“Liberalizimi vjen me të drejta por edhe me obligime. Politika jonë nuk ka të bëjë vetëm me lejimin e lëvizjes së lirë, kemi një autoritet që është aprovuar së voni që mbikëqyrë lëvizjen e lirë. Tani i mbetet Parlamentit dhe Këshillit të marrin vendim. Kosova jam i sigurtë që do të vazhdojë të punojë fuqishëm”.
“Liberalizimi nuk do të thotë vështirësi dhe largim.Vizat janë përfitim për bizneset, studentët dhe turistët. E mirë për Kosovën në të gjitha aspeket”.
“Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret, dhe kjo nuk ishte e lehtë. Do të doja të uroja institucionet e Kosovës për punën e madhe që ka bërë. Së pari me demarkacionin që ishte e rëndësishme për liberalizimin e vizave. Jam i vetëdijshëm për vështirësitë”.
Avramopoulos ka bërë të të ditur se BE-ja ka edhe mekanizmin për suspendimin e liberalizimit të vizave, i cili sipas tij, vlen edhe për Kosovën.
“Kemi edhe mekanizimin për suspendimin e liberalizimit të vizave, pasi ka kritere të ndryshme dhe kjo vlen edhe për Kosovën. Nga liberalizimi do të përfitojnë qytetarët e Kosovës”.