Në Tiranë ndodhet për një vizitë Komisioneri për Migrimin dhe Punët e Brendshme, Dimitris Avramopulos.
Mësohet se një nga qëllimet e tij të vizitës në Tiranë është edhe nënshkrimi i një marrëveshjeje mes policisë shqiptare dhe Frontex, Agjensisë së BE që mbikqyr kufijtë tokësorë e detarë të zonës europiane Shengen, në koordinim me vendet anëtare të zonës Shengen.
Mësohet se komisioneri Avramopulos do të shoqërohet në këtë takim më një grup ekspertësh të Frontex, me të cilët pritet të zyrtarizohet bashkëpunimi, shkruan Ora News.
Marrëveshja parashikon kontrolle dhe operacione te përbashkëta mes dy policive, por policia shqiptare do të mbështetet nga Frontex me trajnime dhe logjistikë.