Burime të brendshme të Klan Kosovës brenda Spitalit Amerikan, thonë se të premten ish deputeti Azem Syla është shtruar në spital.
Klan Kosova ka provuar të kontaktojë me avokatin e tij Besnik Berishën, mirëpo kontakti me të përmes telefonit ishte i pamundur.
Edhe para disa muajsh Syla është dërguar në kliniken e Urologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku kishte kryer disa kontrolle shëndetësore dhe më pas nën përcjelljen e policisë ishte kthyer në Burgun e Sigurisë së Lartë në Gërdovc të Podujevës.