27 muaj pas ngritjes së aktakuzës, gjykata nis shqyrtimin e rastit “Toka” me Azem Sylën

Prishtinë | 12 Mar 2019 | 09:38 | Nga Ekonomia Online

27 muaj pasi është ngritur aktakuza në rastin ‘Toka’ ku protagonist është edhe ish-deputeti u PDK-së, Azem Syla gjykata do të tentojë sërish të nisë shqyrtimin gjyqësor në këtë rast.

Ligjërisht për 27 muaj në këtë gjykatë për këtë rast ka arritur të përfundohet vetëm seanca fillestare kur është konsideruar e lexuar aktakuza.

Seanca është dashur të fillon nga ora 9 por trupi gjykues ende nuk është paraqitur në gjykatore.

Sic ka mësuar Koha Ditore disa nga të akuzuarit në këtë rast nuk kanë pranuar ftesa për seancën e sotme dhe se seanca dështon nëse të pranishëm nuk janë të gjithë të akuzuarit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme