Azemi: 90% e kompanive private s’e respektojnë Ligjin e Punës

Prishtinë | 10 Gus 2016 | 15:33 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, ka thënë se 90 për qind e kompanive private nuk respektojnë Ligjin e Punës dhe Marrëveshjen Kolektive.

Këto komente ai ka bërë gjatë një konference të thirru me gazetarë në lidhje me “Gjendjen e rëndë e punëtorëve në sektorin privat të Kosovës”.

“Kemi vizituar shumë kompani dhe kemi vërtetuar se nuk ka kompani në Kosovë që e përmbushë të gjithë statutin e punëtorit konform Marrëveshjes dhe Ligjit të Punës. Kemi parë shumë kompani që me vite të tëra nuk kanë paguar stazhin e punës, nuk kanë paguar orët shtesë jashtë orari, nuk kanë paguar kontributet… Kemi parë shumë parregullsi të cilat u bëhen punëtorëve”, ka thënë Azemi.

Megjithëse, ai ka përmendur Drejtorinë e Shëndetësisë dhe atë të Arsimit në Komunën e Prishtinës, të cilat kanë paguar 0.5% e pagës punëtorëve privat që kryejnë shërbime në komunë në bazë të Marrëveshjes Kolektive të nënshkruar më 2014.

“Po fillojmë me një rezultat që ne si sindikatë gjatë kësaj kohe kemi bashkëpunuar me udhëheqësit e Komunës së Prishtinës, në dikasteret e shëndetësisë dhe arsimit, për të cilët ne jemi marrë vesh që të gjithë punëtorët e kompanive private të cilat kryejnë shërbime në kuadër të Komunës së Prishtinës, që këto dikastere bëjnë pagesën 0.5% prej muajit janar 2016. Pagesën e kanë bërë vetëm drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë në Prishtinë Arben Vitia dhe drejtoresha e arsimit Arbërie Nagavci”.

“Punëtorët janë të gëzuar, sepse konform statutit të marrëveshjes kolektive po e gëzojnë atë të  drejtë të cilët institucionet tona veç e kanë në funksion”, ka thënë ai.

jusuf azemi1 spevz

Të ngjashme